Arrestimi i policit të Antiterrorit, pjesë e grupit me 24 persona, SPAK: 12 mln euro drogë në Itali

Arrestimi i policit të Antiterrorit, pjesë e grupit me 24 persona, SPAK: 12 mln euro drogë në Itali

Një operacion i gjerë antidrogë, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, zvicerane dhe SPAK-ut, ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që trafikonin lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Mes personave të arrestuar rezulton edhe një oficer i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, I.Haxhiaj, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, “shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore, u ka zbuluar personave të dyshuar të dhëna të akteve procedurale që përbënin ‘sekret hetimor’.” Hetimet treguan se oficeri kërkonte përfitime monetare të parregullta në këmbim të informacioneve të...