Operacioni gjigant antidrogë/ SPAK zbardh detajet: Oficer i Antiterrorit në shërbim të kartelit shqiptar të kokainës(VIDEO)

Operacioni gjigant antidrogë/ SPAK zbardh detajet: Oficer i Antiterrorit në shërbim të kartelit shqiptar të kokainës(VIDEO)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur detajet në lidhje me operacionin e përbashkët antidrogë me Prokurorinë e Brescias, në kuadër të së cilit u godit një grup i strukturuar kriminal , i dyshuar për trafik droge e pastrim parash. SPAK bën me dije se në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 24 urdhër arreste prej të cilave janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe  Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Si funksiononte grupi kriminal Sipas organit të akuzës, ky grup i strukturuar kriminal, i nisur nga territori shqiptar me degëzime organike në territorin italian, dyshohet se ka importuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut në Europë (pjesën veriore të saj), përmes rrugëve detare, duke e eksportuar, përmes rrugëve...