Nxënësit festojnë 28-29 nëntorin, holli i Teatrit të Operas dhe Baletit vishet me ngjyrat kuq e zi

Nxënësit festojnë 28-29 nëntorin, holli i Teatrit të Operas dhe Baletit vishet me ngjyrat kuq e zi

Holli i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit u vesh këtë të enjte me ngjyrat kuq e zi, ndërsa nxënës të shkollave të ndryshme sollën motive të pasura të traditës shqiptare. Gjatë gjithë eventit, atmosfera u shoqërua nga zërat brilantë të korit. Nxënësit e veshur me kostume popullore risollën elementë karakteristikë të trashëgimisë kulturore. Të vegjëlit zgjodhën të ftojnë të pranishmit në një “odë burrash”, duke përcjellë qëndrimin krenar e fisnik. Nuk munguan punime të veçanta artistike, nga piktura e deri te qëndisjet që përfaqësojnë historinë e kombit tonë. Ky aktivitet i programit “Art dhe Zeje” dhe nismës “Shkolla qendër komunitare”, bashkoi 17 shkolla të Tiranës, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese , një kartolinë e festave të 28 dhe 29 Nëntorit./vizionplus.tv