Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shërbim ushtarak vullnetar për të rinjtë në Francë, Macron: Përgatitemi për sfidat e mundshme
Pasi ka hequr shërbimin ushtarak të detyrueshëm më shumë se 25 vite më parë, Franca ka njoftuar një plan të ri për të rikthyer një formë të kufizuar të shërbimit ushtarak, duke iu përgjigjur rritjes së shqetësimeve për një përballje të mundshme me Rusinë. Plani parashikon që të rinjtë dhe të rejat, duke filluar nga mosha 18 dhe 19 vjeç, të ofrohen vullnetarisht për një periudhë trajnimi ushtarak 10-mujor, i cili do të jetë i paguar. Presidenti Emmanuel Macron, gjatë njoftimit të këtij plani në një bazë ushtarake pranë Grenoble, tha se ky ishte një hap i nevojshëm për të përgatitur Francën për sfidat e mundshme të sigurisë. “E vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun është të përgatitemi për të,” theksoi Macron. Ai shtoi se...