Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndërhyri në sistemin e gjobave, AMP pezullon nga detyra policin në Elbasan
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ELBASAN- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë E. Sh., me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit. Punonjësi i policisë, me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet ka rezultuar se efektivi ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Inspektor E.Sh., me detyrë Trupë...