Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës, ish-presidenti do të vazhdojë të qëndrojë në qeli

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Metës, ish-presidenti do të vazhdojë të qëndrojë në qeli

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për t’i ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke lënë në fuqi vendimin Apelit të GJKKO. Rekursi u depozitua nga avokati i Metes me 3 nëntor, ku kerkohej ndryshimi i masës së sigurisë “arrest me burg”. Ne muajin korrik, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK perfundoi hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit. I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të cilit iu komunikua përfundimi i hetimeve të hënën më 28 korrik. Po ashtu, SPAK ka marrë të pandehur për pastrim parash edhe...