Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Trafikonin mjete luksoze të vjedhura nga Italia në Shqipëri, shpallen në kërkim dy persona
Policia e Tiranës ka sekuestruar dy automjete të prodhimit të viteve të fundit, një “Benz GLC” dhe një “Lynk&Co”, me vlerë totale rreth 110 mijë euro. Mjetet ishin futur në vend nga Italia me dokumentacion të falsifikuar dhe me numra shasie të ndryshuar, me synim shitjen dhe targimin e tyre në mënyrë të paligjshme. Autoritetet kanë shpallur në kërkim dy persona: G. G., 34 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Lynk&Co” dhe për falsifikimin e dokumenteve, si dhe S. S., 40 vjeç, i dyshuar për trafikimin e automjetit tip “Benz GLC” dhe për manipulimin e numrit të shasisë. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Stolen Line”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të automjeteve. Identifikohen dhe shpallen në kërkim...