Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kërkoi të pyetet për ’21 Janarin’, avokati i ish-presidentit: Meta ka dokumente sekrete shtetërore
Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar të pyetet si person në dijeni për çështjen e ’21 Janarit’, ku humbën jetën katër protestues. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, pas përfundimit të seancës paraprake pak momente më parë, foli pikërisht për këtë çështje, ku tha se kreu i Partisë së Lirisë ka prova dhe sekrete shtetërore madje. “Shpjegimet e zotit Meta janë shpjegime jo vetëm më fjalë, por edhe me prova, akte. Ka disa dokumente që janë edhe sekret shtetëror po deshët ju. Emrat do t`i nxjerrë zoti Meta kur t`i dëshmojë”, tha ndër të tjera Cakrani. Seanca paraprake në ngarkim të Ilir Metës është shtyrë për në datën 5 dhjetor, mbrojtja e tij ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet.