Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Misteri i testamentit të Pippo Baudos: Tre muaj pas hapjes, askush nuk e ka pranuar ende
Tre muaj pas hapjes së testamentit të Pippo Baudos, trashëgimia e tij vijon të mbetet në pezull. Sipas Il Fatto Quotidiano, asnjë nga trashëgimtarët, Tiziana, vajza e lindur nga martesa me Angela Lippi-n; Alessandro, i lindur nga marrëdhënia me Mirella Adinolfi; dhe as Dina Minna, asistentja e tij historike, nuk ka pranuar ende trashëgiminë. Dyshimet lidhen me vlerën e pasurisë së deklaruar, rreth 10 milionë euro, një shumë që konsiderohet “shumë e ulët” krahasuar me karrierën e gjatë dhe të ardhurat e mëdha të prezantuesit legjendar. Sipas thashethemeve, pasuria e deklaruar mezi do të mbulonte honorarët e tij për 13 edicionet e Festivalit të Sanremos. Sipas verifikimeve të mëvonshme nga Open, vetëm pasuritë e paluajtshme të Baudos vlerësohen rreth 6 milionë euro, përfshirë apartamente në...