Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqipëria do të ketë për herë të parë Akademinë e Pilotëve, kriteret për të aplikuar
Një lajm i rëndësishëm për aviacionin dhe tregun e punës në Shqipëri vjen nga drejtuesja e zhvillimit të aviacionit dhe marketingut, Manjola Kaso. E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tha se WizzAir, në bashkëpunim me Grupin Kastrati, ka lancuar Akademinë e Pilotëve në vendin tonë. Ky program dy-vjeçar i financuar tërësisht nga kompanitë partnere synon të formojë brezin e parë të pilotëve komercialë shqiptarë, duke ofruar një mundësi unike për të rinjtë që duan të ndjekin karrierën në aviacion. Hapja zyrtare e akademisë do të bëhet më 6 dhjetor. Manjola Kaso: Një risi, është Akademia e Pilotëve që WizzAir bashkë me grupin ‘Kastrati’ ka iniciuar në Shqipëri. Mendoj që është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë. Aldo: Do bëhet shkollë për...