Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Koncert i ansamblit “Tirana -Tirona All Stars” në festivalin “Ditët e Nëntorit”
Nga Blerim Valla “Tirana — Tirona All Stars” është një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh virtuozë, të jashtëzakonshëm, të njohur për performancat e tyre emocionale që sjellin trashëgiminë e pasur muzikore të Tiranës. Ky ansambël me pikat muzikore të tyre solli shpirtin e Tiranës dhe krejt Shqipërisë së Mesme në Gjakovë!Ansambli “Tirana-Tirona All Stars” përfaqëson muzikën më të mirë tiranase dhe atë popullore të Shqipërisë së Mesme, me një grup artistëshvirtuoz, si veteranë ashtu edhe të rinj që mbajně gjallë këtë traditë muzikore. Duke interpretuar këngë e valle të Shqipërisë së Mesme grupi krijoi një tingull unik që magjepsi publikun me ritmin e tyre dhe energjinë dinamike. Ky koncert me rastin e festivalit “Ditët e Nëntorit” erdhi për publikun e Gjakovës si një aheng i madh...