Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Rritet sërish niveli i lumit Vjosa, del nga shtrati pranë Urës së Mifolit në Vlorë
Niveli i lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit në Vlorë është rritur sërish në kuotat 6.75. Lumi ka dalë nga shtrati te pjesa e pazarit. Reshjet kanë bërë që të rritet edhe niveli i lumit Shushicë. Në bashkinë Sarandë, ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, ndërsa po vijohet puna për rregullimit e argjinaturës së çarë në Çukë-Bërdënesh. Në Delvinë, po punohet për urën provizore që lidh Delvinën me fshatrat Lefterhor. Kakodhiq, Sopot si dhe pastrimet e rrugëve nga prezenca e gurëve. Ndërkohë, 4 banesa në fshatin Vllahat rrezikohen nga rrëshkitja e tokës. Ndërsa në Bashkinë Finiq, po vazhdon puna për hapjen e rrugëve rurale në fshatrat Leshnicë e Poshtme dhe Leshnicë e Sipërme si edhe Kostar e Brajlat.