Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Tani le të shkulin kokë, hundë e veshë”/ Pasaporta e pezulluar e Ballukut, Berisha “merr hak”: E meritojnë
Kreu i PD Sali Berisha, në një deklaratë nga selia blu, ka deklaruar se qeveria po vepron me standarde të dyfishta. Sipas tij, masa e marrë ndaj tij për ndalimin e daljes nga vendi quhej në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tashmë që një masë e tillë është marrë nga GJKKO ndaj Belinda Ballukut, qeveria i drejtohet me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme. “Marrja e pasaportës dhe mos lejimi i daljes jashtë shtetit i quajta që janë shkelje e lirisë personale, kur kundërshtoja unë, GJK dhe qeveria e quajti masë të drejtë që buron nga Kodi i Procedurës Penale dhe deputeti nuk është i mbrojtur. Në atë u thashë se do të japin kokën me dorë....