Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Shkatërrohet grupi i trafikantëve shqiptarë në Itali
Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Brescia ka goditur një rrjet të strukturuar trafiku ndërkombëtar droge, i cili drejtohej dhe operohej nga shqiptarë. Gjykata miratoi 24 masa sigurie, mes të cilave 9 arrestime. Në total, 49 persona janë vendosur nën hetim, 46 prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët sipas autoriteteve italiane luanin rol kyç në importimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sasia e sekuestruar e parave arrin në rreth 3 milionë euro, ndërsa fitimet e krijuara nga trafiku i drogës vlerësohen në rreth 12 milionë euro. Sipas hetuesve, rrjeti funksiononte duke importuar kokainë nga Amerika e Jugut dhe heroinë nga Shqipëria, të cilat më pas shpërndaheshin në zonën e Brescias dhe në rajone të tjera të Italisë. Hetimi ka zbuluar gjithashtu...