Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar gjetjet e një auditimi të thelluar mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë zbuluar probleme serioze në menaxhimin e pagesave për përfituesit. Verifikimet e realizuara nga strukturat përkatëse kanë evidentuar një sërë parregullsish, që nga pagesat e dyfishta e deri te raste kur janë kryer pagesa edhe pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Për vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor është arritur të rikuperohet pjesa më e madhe e dëmit, rreth 29 milionë lekë, falë arkëtimeve të kryera përmes postës, bankave dhe urdhër-xhirimeve. “Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet...