Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zyrtarisht në festë, Vatikani vendos Pemën e Krishtlindjeve, dhuratë nga Bolzano
Në ditën kur Papa Leoni i XIV nisi udhëtimin e parë të papatit të tij jashtë kufijve, që e çon atë në Turqi e Liban, Vatikani vendosi një pemë Krishtlindjesh 27 metra të lartë, duke i dhënë kështu tonet zyrtare atmosferës së festave të fundvitit. Pema e lartë u dhurua nga komunat e Lagundos dhe Ultimos. Përveç bredhit të zgjedhur për Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan kanë mbërritur edhe pemë të tjera më të vogla nga provinca e Bolzanos, të cilat do të zbukurohen e do të ekspozohen në ndërtesat e Selisë së Shenjtë dhe qytet-shtetit të Vatikanit. Skena e Lindjes së Krishtit sakaq, që do të vendoset në Sheshin e Shën Pjetrit, sivjet mbërrin nga provinca e Salernos, në Kampania dhe, do të...