U kapën me arsenal armësh në Orosh/ Dalin para gjykatës Cumraku dhe Uka

U kapën me arsenal armësh në Orosh/ Dalin para gjykatës Cumraku dhe Uka

Juljan Cumraku dhe Erzen Uka kanë mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, ku pritet të njihen me masën e sigurisë, pas paraqitjes para trupës gjykuese. Të dy të arrestuarit u ndaluan mbrëmjen e së hënës gjatë një operacioni të forcave RENEA në Fushë-Arrëz, ndërsa ndaj tyre rëndojnë disa akuza të rënda penale. Sipas prokurorisë, Cumraku dhe Uka akuzohen për: -Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste -Prodhim të armëve luftarake -Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik -Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe municionit Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së tyre dhe lidhjeve të mundshme me persona të tjerë të përfshirë