Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aktorja e famshme rikthehet në qendër të vëmendjes, rrëfen se u drogua në bar hoteli në Çikago, rasti nën hetim
Aktorja Tara Reid, një nga figurat më të njohura të viteve ’90 dhe fillimit të 2000-s, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas denoncimit se u drogua në një bar hoteli pranë Çikagos. Reid tregoi se kishte porositur një gotë verë të bardhë dhe, pasi doli për pak minuta jashtë, u kthye dhe gjeti pijen e saj të mbuluar me një pecetë diçka që e shqetësoi menjëherë. Sipas saj, pak pas kësaj humbi vetëdijen dhe u zgjua në spital pa kujtuar asgjë nga momentet që pasuan. Policia e Rosemont ka konfirmuar nisjen e hetimeve, ndërsa aktorja 50-vjeçare ka shprehur gatishmërinë të ndërmarrë hapa ligjorë. Rasti i fundit sjell sërish në pah historinë e trazuar të Reid, e cila për shumë vite ka qenë pjesë e...