PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet, del nga shtrati lumi Ishëm, 10 fshatra të izoluar: Kemi të sëmurë

PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet, del nga shtrati lumi Ishëm, 10 fshatra të izoluar: Kemi të sëmurë

pamjet nga pasojat e motit TIRANË-Pasojat e motit të keq që goditi Shqipërinë kanë shqetësuar banorët e prekur të cilët po përballen me izolimin e qarkullimit apo me banesat dhe tokat e tyre nën ujë.  Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Banorët shprehen se prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve. Ata deklarojnë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore. Protestuesit kërkojnë ndërhyrje...