Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
KLSH publikon rezultatet e auditit: Mbi 11 mijë raste pagesash të pensioneve pas vdekjes vetëm gjatë vitit 2024
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit. Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara. Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh. Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735...