U pezullua nga GJKKO, Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse çështja e Ballukut kalon për gjykim

U pezullua nga GJKKO, Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse çështja e Ballukut kalon për gjykim

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot në seancë paraprake për ankimin e qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjatë seancës pritet të vendoset nëse ankimi i qeverisë do të kalojë në seancë plenare për shqyrtim të mëtejshëm. Në të njëjtën ditë, gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes. Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku...