Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave

Erion Braçe kërkon hetim të pasurisë për drejtorët e Tatimeve dhe Doganave

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që në ligjin për kontrollin e pasurisë të përfshihen edhe drejtorët e institucioneve të rëndësishme si Tatimet dhe Doganat. Braçe, nga Komisioni i Ekonomisë, ku po flitej për projektligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, teksoi se është e drejtë të vendosen kufizime për deputetët, por jo deri në ekstrem, sidomos kur ata deklarojnë të ardhurat e tyre. Ai solli shembullin e deputetëve që vijnë nga zona rurale dhe që kanë tokë për të administruar. “Ka deputetë që vijnë nga zonat rurale, kanë hektarë tokë dhe duhet të bëjnë hyzmetin e tyre. Pse duhet të marrin punëtorë dhe të dalin si bejlerë që shfrytëzojnë krahun e punës? Ka gjëra që duhen kufizuar,...