Erion Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj kundërshton arrestin me burg në Gjykatën Kushtetuese

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të gjykatës për arrest me burg ndaj tij. Sipas një burimi pranë gjykatës, avokatët e Veliajt kanë argumentuar se këto vendime janë antikushtetuese dhe jo proporcionale. Në kërkesën e tyre, ata theksojnë se edhe raportet e Komisionit Europian evidentojnë rrethanat që bëjnë të domosdoshme mbrojtjen e funksionarëve të lartë të pushtetit lokal nga pranga. Kjo kërkesë është dorëzuar sot dhe pritet një përgjigje nga gjykata. Kërkesa vjen pas vendimit të trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, e cila e gjeti të padrejtë shkarkimin e Veliajt nga Këshilli i Ministrave, duke e lejuar atë të mbajë detyrën si kryetar i Bashkisë Tiranë.