Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Për ty nuk rri asnjë sekondë në PD”, Noka i kërkon anëtares të dalë përjashtë
Një mbledhje e strukturave të Partisë Demokratike në degën Kamëz–Paskuqan është shoqëruar me tensione të forta mesditën e së mërkurës, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe deputetes Albana Vokshi. Gjatë takimit, disa anëtarë të kryesisë ngritën shqetësime për mënyrën e funksionimit të degës dhe mungesën e konsultimit me bazën. Debati u përshkallëzua kur një demokrate akuzoi drejtuesit për “mashtrim me Primaret”, mungesë transparence dhe mungesë analize pas humbjeve zgjedhore. Pasi Noka i kërkoi të mos ndërhynte, situata u acarua me replika të ashpra mes palëve. Anëtarja e PD-së deklaroi se nuk e mbante asgjë te Noka, por qëndronte në parti vetëm për kontributet e veta ndër vite. Në kulmin e debatit, Flamur Noka i kërkoi demokrates të linte sallën.