“Kërcënimi më i madh i sigurisë!”, Trump pas të shtënave në Shtëpinë e Bardhë: Stop afganëve

“Kërcënimi më i madh i sigurisë!”, Trump pas të shtënave në Shtëpinë e Bardhë: Stop afganëve

Amerika reagon ashpër pas sulmit që tronditi Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përpunimin e të gjitha kërkesave për emigracionin nga afganët. Vendimi erdhi pasi një burrë afgan u identifikua si i dyshuari për të shtënat me armë zjarri ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë. Shërbimet e Shtetësisë dhe Emigracionit të SHBA-së thanë se vendimi u mor në pritje të një shqyrtimi të “protokolleve të sigurisë dhe verifikimit”. I dyshuari si autor i sulmit thuhet se ka mbërritur në tokën amerikane nga Afganistani në shtator të vitit 2021. Presidenti Donald Trump, e quajti sulmin një “akt terrori”. “Statusi i tij u zgjerua sipas legjislacionit të nënshkruar nga Presidenti Biden, një president katastrofik, më i keqi në historinë e vendit...