“Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

“Gurët gjigantë po na rrezikojnë jetën!” Deputeti Çelaj kërkon ndërhyrje në aksin Fierzë-Bajram Curri

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka ngritur sot një shqetësim urgjent lidhur me një rrezik të madh që kërcënon banorët e zonës së Fierzës në Tropojë. Përmes një postimi në Facebook, ai publikoi mesazhin e një banori, i cili denoncon rrezikun e rënies së gurëve me përmasa gjigante në aksin Fierzë–Bajram Curri, konkretisht në fshatin Gegëhysen. Sipas qytetarit, gurët e mëdhenj ndodhen në prag të rrëzimit në rrugën nacionale dhe mund të shkaktojnë tragjedi në çdo moment. Ai thotë se banorët e zonës e përdorin këtë rrugë çdo ditë dhe se pavarësisht thirrjeve drejtuar Bashkisë Tropojë, nuk është marrë asnjë masë. Banorët paralajmërojnë se, në mungesë të ndërhyrjes, do të organizojnë një protestë me bllokim të rrugës dhe të hyrjes së HEC-it të Fierzës....