Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në qeli që prej muajit shkurt, Erion Veliaj çon në Gjykatën Kushtetuese ‘arrestin në burg’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, lidhur me caktimin dhe lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest me burg’. Mes disa arsyetimeve, pala mbrojtëse shprehet se raporti i Komisionit të Venecias përmend rrethanat se përse një kryebashkiak apo përfaqësues i pushtetit lokal nuk mund të prangoset. Herën e fundit që Veliaj iu drejtua Kushtetueses, ruajti postin e tij si drejtues i qytetit të Tiranës teksa GJK rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij si dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Veliaj është arrestuar që prej 10 shkurtit ndërsa akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv...