No Image Available

Aksion blic, forca të shumta policie në Sarandë

Që në orët e para të mëngjesit, në Sarandë janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë edhe repartet e posaçme, në kuadër të një operacioni blic për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.Kontrollet po fokusohen tek parandalimi i ngjarjeve kriminale, verifikimi i personave që dyshohet se lëvizin të armatosur dhe garantimi i sigurisë për qytetarët e zonës.Policia e Shtetit vijon punën në terren me prezencë të shtuar, duke dhënë një mesazh të qartë: Saranda mbetet nën kontroll dhe në fokus të plotë të strukturave të rendit.