Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Thyente xhamat e makinave dhe grabiste mijëra euro, 22-vjeçari kapet nga policia
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, duke arrestuar një 22-vjeçar të dyshuar për një sërë vjedhjesh me thyerje në zona të ndryshme të qytetit. Sipas uniformave blu, i riu me inicialet G. B., banues në Durrës, dyshohet se ka thyer xhamat e dy automjeteve dhe të një tabakinoje, duke vjedhur rreth 3 mijë euro para dhe 2 mijë euro sende me vlerë. Hetimet u zhvilluan nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Durrësit, të cilët, bazuar në informacione operative dhe pamje filmike, arritën të lokalizonin dhe të vinin në pranga autorin. Deri tani janë zbardhur me prova ligjore tre raste vjedhjesh, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e disa rasteve të tjera që dyshohet të jenë...