Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, policia fajëson kompaninë e ndërtimit për “neglizhencë”

Rritet numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, policia fajëson kompaninë e ndërtimit për “neglizhencë”

Një zjarr i madh është ende aktiv në një kompleks banimi në Hong Kong, teksa numri i viktimave është rritur në të paktën 55 persona, ndërkaq afër 300 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Policia tha më 27 nëntor se zjarri u shkaktua nga “neglizhenca e madhe” e një firme ndërtuese që përdori materiale të pasigurta. Pothuajse një ditë e plotë pasi nisi zjarri, zjarrfikësit ende nuk po mund të arrijnë te banorët që mund të jenë të bllokuar në katet e larta të kompleksit banesor Wang Fuk Court, për shkak të nxehtësisë së madhe dhe shtëllungave të tymit. Policia tha se, përveç faktit që ndërtesat ishin të mbuluara me rrjeta mbrojtëse dhe plastikë që mund të mos i plotësojnë standardet e sigurisë nga zjarri, ata...