Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Një tjetër rast prostitucioni në Durrës, arrestohen vajzat nga Brazili/ Të rejat i bënë rezistencë policisë, çfarë iu gjet në banesën e marrë me qira
Një tjetër rast prostitucioni është konstatuar në Durrës, ku u vunë në pranga dy vajza nga Brazili. Në kuadër të operacionit policor të koduar “STORM”, nën hetim mbetet edhe një person tjetër. Vazjat nga Brazili kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës, e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike. Dy të rejat i kanë bërë rezistencë policisë, duke refuzuar të hapin derën. “Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin...