I gjenden doza kokaine gati për shtije, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

I gjenden doza kokaine gati për shtije, pranga 23-vjeçarit në Tiranë

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”. Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje. Vihet në pranga 23-vjeçari që i posedonte. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: A. M., 23 vjeç,...