Fiderat e nënstacionit Farkë pësojnë defekt, disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike

Fiderat e nënstacionit Farkë pësojnë defekt, disa zona të Tiranës mbeten pa energji elektrike

Problemet teknike në fiderat e Nënstacionit Farkë kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Grupi i OSSH po punon në terren për riparimin e linjave të dëmtuara. Tre fiderat e parë janë rikthyer në funksion nëpërmjet skemës së unazës, ndërsa tre të tjerë mbeten ende jashtë pune dhe po punohet për rikuperimin e tyre. Aktualisht pa energji janë zonat pranë Mjull Bathore, Mullet dhe Daias.   Top Channel