Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Bashkia Vlorë me administratën më të fryrë në vend për 2026, Brunilda Mersini kërkon të shtojë numrin e punonjësve
Bashkia e Vlorës ka depozituar në Këshillin Bashkiak projektvendimin për strukturën dhe pagat e vitit 2026. Parashikohet bashkimi i disa ndërmarrjeve, shtimi i personelit dhe rritja e pagave. Projekvendimi është firmosur nga kryetarja e re, Brunilda Mersini. Administratë e fryrë, rritje e numrit të punonjësve në të gjitha sektorët Në projekvendimin që pritet të kalojë këtë javë për votim në këshill, ndër të tjera shkruhet se administrata e Bashkisë së Vlorës do të ketë mbi 1,100 punonjës, duke e bërë një nga bashkitë më të mëdha dhe më të kushtueshme të vendit. Prej tyre, 394 do jenë në administratë qendrore, të tjerët në institucionet e varësisë. Projektvendimi parashikon gjithashtu shtim të personelit për Policinë Bashkiake, duke e argumentuar me rritjen e detyrave. Efektivët përfitojnë shtesë prej 4,000...