Reshje shiu dhe bore, ulje temperaturash. Parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe bore, ulje temperaturash. Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduara, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave, shoqëruar meshkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në Verilindje-Lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore. Era do të fryjë me...