E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

E rëndë në Elbasan, 35-vjeçari mbytet në përrua, trupi gjendet pas disa orësh kërkime

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi u mbyt në përroin e fshatit Mlizë në Elbasan. Viktima është identifikuar si Florian Tahiri. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ra në ujërat e përroit. Familjarët dhe banorët kanë njoftuar autoritetet menjëherë, ndërsa gjatë gjithë natës kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij. Ekipet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave civile të Elbasanit, pas orësh të tëra kërkimesh intensive, arritën të gjejnë trupin e pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.