Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

Bllokohet hyrja e Unazës së Pogradecit, Bashkia njofton drejtuesit e mjeteve: Shkak rënia e gurëve, po punohet

Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim. Bashkia e Pogradecit ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të gjithë drejtuesit e automjeteve se ky vendim është marrë  për shkak të rrezikut të rënies së gurëve. “Njoftohen të gjithë drejtuesit e automjeteve se segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit. Theksojmë vetëm hyrja për më Unazë”, njofton Bashkia e Pogradecit në faqen e saj në Facebook. Sipas njoftimit, punonjësit në terren do të vijojnë punën...