Moti i keq, në Gjirokastër disa akse të bllokuar nga rrëshqitja e dherave

Moti i keq, në Gjirokastër disa akse të bllokuar nga rrëshqitja e dherave

Moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vijon të shkaktojë problematika në disa bashki të vendit, kryesisht për shkak të rrëshqitjes së dherave. Në Gjirokastër, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuar. Aksi Kolonjë – Golëm është bllokuar sërish nga inertët e paqëndrueshme, ndërsa po ashtu ende nuk është vënë në funksion as aksi Glinë – Nepravishtë. Bëhet me dije se në terren për hapjen e këtij aksi janë angazhuar 5 kamionë vetëshkarkues, 2 fadroma, 2 skrepa dhe 1 grejder. Në Bashkinë e Përmetit raportohen problematika në njësinë administrative Frashër, ku ka shkarje dherash në rrugën Frashër – Verçishtë dhe Frashër – Miçan Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga OSHEE, i gjithë qarku i Gjirokastrës furnizohet pa probleme me energji...