‘Rruga për në burg, drejtësi për Serbinë’, opozita kërkon hetim dhe ndëshkim për presidentin Vuçiç

‘Rruga për në burg, drejtësi për Serbinë’, opozita kërkon hetim dhe ndëshkim për presidentin Vuçiç

Thellimi i tensioneve politike në Serbi, pas muajve të tërë protestash antiqeveritare, ka kaluar në një rrafsh tjetër. Partitë opozitare kanë nisur një ofensivë të re kundër qeverisë së Vuçiqit, duke e akuzuar atë për shkatërrim të institucioneve prej një dekade. Fushata “Rruga për në burg, drejtësi për Serbinë” ka nxjerrë në pah një sërë akuzash kundër Vuçiqit dhe vëllait të tij, Andrej. Deputetja Marinika Tepiq ka kërkuar nga institucionet kompetente nisjen e procedurave për përgjegjësi politike dhe penale të funksionarëve më të lartë. “Vuçiq paraqitet formalisht si president, por në fakt vepron si shef i krahut politik të një grupi të organizuar kriminal. Kjo aktakuzë synon të çmontojë sistemin e korrupsionit, krimit dhe frikës me të cilin është kapur shteti”, the Tepiq. Tepiq ka...