Sulmi me armë në Uashington, reagon Trump: Autori që qëlloi dy ushtarët e Gardës do ta paguajë shumë shtrenjtë

Sulmi me armë në Uashington, reagon Trump: Autori që qëlloi dy ushtarët e Gardës do ta paguajë shumë shtrenjtë

Një sulm me armë ka ndodhur në qendër të Uashingtonit, ku si pasojë dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare humbën jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.Lexo edhe :Related Posts Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një postim në Truth Social, e quajti autorin “kafshë” dhe paralajmëroi se “do ta paguajë shumë shtrenjtë” për atë që ka bërë. “Do ta paguajë shumë shtrenjtë. Zoti e bekoftë Gardën tonë Kombëtare të mrekullueshme, si dhe të gjithë ushtarakët dhe forcat e rendit. Janë njerëz të jashtëzakonshëm. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Zyrën e Presidencës, jemi me ju!, shkruan Trump. /vizionplus.tv