Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ Rrezikohej çarje në digën anësore të lumit Devoll, stabilizohet situata në Elbasan
Moti i keq ka përfshirë vendin gjatë ditës. Elbasani gjithashtu është përfshirë nga reshje shiu gjatë gjithë ditës, duke shkaktuar rritje të prurjeve. Strukturat e Emergjencave Civile kanë monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjitha bashkitë. Në Njësinë Administrative Grekan, Bashkia Belsh është evidentuar rrezik përçarjeje në digën anësore mbrojtëse të lumit Devoll, në zonën e Shelgut. Për shkak të sasisë së lartë të ujit të shkaktuar nga shkarkimet e HEC Banjë dhe reshjet me intensitet mesatar, u rrezikuan dy banesa dhe sipërfaqe tokash bujqësore. Pas fatmirësisht pas uljes së shkarkimeve nga hidrocentrali, niveli i ujërave ra ndjeshëm dhe situata u stabilizua, duke eliminuar rrezikun e menjëhershëm të përmbytjeve.