Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, plagosen 2 ushtarë
Një incident me armë ka ndodhur këtë të mërkurë pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, ku kanë betur të plagosur dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të metrosë Farragut Ëest në qendër të Uashingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, njëri prej tyre është qëlluar në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Gjithashtu po punohet për kapjen e autorëve.