Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë/ Disa të plagosur, mes tyre edhe një anëtar i Gardës

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë/ Disa të plagosur, mes tyre edhe një anëtar i Gardës

Disa persona u qëlluan me armë zjarri të mërkurën në Uashington, DC, mes tyre një pjesëtar të Gardës Kombëtare të SHBA-së, sipas CNN.  Ngjarja ka ndodhur në qendër të Uashingtonit, pranë Shtëpisë së Bardhë. Policia Metropolitane e DC-së njoftoi në platformën X se ndodhet në vendngjarje dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën. Garda Kombëtare nuk ka reaguar ende, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta. Trupa të Gardës Kombëtare nga disa shtete kanë qenë të dislokuara në Uashington prej muajsh si pjesë e operacionit të Presidentit Donald Trump për luftimin e kriminalitetit në kryeqytet, një nismë që më pas është zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit. Top Channel