Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
36 të vdekur/ Pamje nga zjarri në gradaçelat e Hong Kong-ut. Çfarë dyshohet se po i favorizon flakët
Vijon të përhapet zjarri që ka përfshirë gradaçelat në Hong Kong. Sipas bilancit më të fundit të autoriteteve, të paktën 36 persona kanë humbur jetën, ndërsa 279 të tjerë raportohen të zhdukur. Po ashtu, 29 persona janë dërguar në spital. Pamjet që qarkullojnë gjatë orëve të fundit në mediat ndërkombëtare tregojnë disa rrokaqiej të përfshirë nga flakët, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar horizontin e qytetit kinez. Zjarri ka vazhduar për orë të tëra, me 767 zjarrfikës të angazhuar në operacion. Shkaku ende nuk është përcaktuar, por disa detaje paraprake janë bërë publike. Ku nisi zjarri? Flakët shpërthyen në Wang Fuk Court, një kompleks i madh banimi në zonën Tai Po të Hong Kongut, rreth orës 14:51 me orën lokale, të mërkurën. Komplekset e Wang Fuk...