Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, LVV nominon Albin Kurtin kandidat për kryeministër
albin kurti KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje, (LVV), e ka nominuar të mërkurën kreun e partisë, Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kurti, ashtu siç pritej, mori besimin e të gjithë delegatëve të partisë gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Përgjithshëm në Prishtinë. “Atëherë, konstatoj se me votat e të gjithë delegatëve të Lëvizjes, pra unanimisht, miratojmë propozimin që Albin Kurti të jetë kandidati ynë për kryeministër të Kosovës”, tha Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.Duke folur pas nominimit, Kurti tha se “ndihem i nderuar që edhe një herë më besuat si kandidatin tuaj për kryeministër”. Ai gjithashtu i kritikoi partitë e tjera në vend për mungesën e gatishmërisë për bashkëpunuar me partinë e tij pas zgjedhjeve...