VIDEO/ Kepi: Porti i Durrësit prej 4 vitesh nuk kap asnjë gram kokainë apo heroine, partnerët të shqetësuar

VIDEO/ Kepi: Porti i Durrësit prej 4 vitesh nuk kap asnjë gram kokainë apo heroine, partnerët të shqetësuar

Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në Edicionin ‘Ora 19’, ka folur në lidhje me raportin e autoriteteve italiane për trafikun e drogave. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Kepi u shpreh se tek partnerët ndërkombëtarë ekziston shqetësim i madh për portin e Durrësit, ku prej më shumë se katër vitesh nuk është kapur asnjë kilogramë kokainë apo heroinë. ‘Jemi përballë një situate që e ka një kuptim. Dhe nuk i solla kot të dyja bashkë për të dalë në përfundimin që në portin e Durrësit prej 4 vitesh nuk kapet asnjë sasi lënde narkotike që është edhe ajo më fitimprurësja, kokaina ose heroina. Nuk kapet dhe si ka mundësi që agjencitë partnere e përcaktojnë portin e Durrësit si një pikë nyje hyrëse e lëndëve narkotike,...