Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
I kërkuar nga INTERPOL-i/ Arrestohet shtetasi turk, ja arsyeja
Njësiti i specializuar FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i, konfirmon Policia e Kosovës. Arrestimi është kryer rreth orës 13:30, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. Personi i arrestuar, shtetas i huaj, raportohet se bëhet fjalë për një shtetas turk – kërkohej nga autoritetet e një shteti tjetër për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që përfshijnë shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.