“Rama nuk rrëzohet me kaq”, Kikia “shpërthen” ndaj opozitës: Këto nuk janë protesta, por tubime modeste pa asnjë efekt

“Rama nuk rrëzohet me kaq”, Kikia “shpërthen” ndaj opozitës: Këto nuk janë protesta, por tubime modeste pa asnjë efekt

Gazetari Mentor Kikia është shprehur kritik lidhur me efektshmërinë e protestave të nisura nga opozita para Kryeministrisë. I ftuar në një studio televizive, Kikia u shpreh se deri më tani janë organizuar thjesht disa tubime modeste, për të justifikuar idenë e një aksioni politik, që sipas tij nuk çon askund. Gazetari tha se në “Foltore 2” do të thuhet gjithçka që opozita nuk thotë dot në Kuvend. “Protesta e PD-së nuk është protestë, por thjesht një tubim modest, që ka zgjedhur ta organizojë 1 herë në javë dhe mendoj se në këtë mënyrë nuk rrëzon dot asnjë kryetar njësie administrative dhe jo më kryeministrin e një vendi, politikisht dhe jo vetëm, kaq të fuqishëm saç është Edi Rama. Jo më kot, PD dhe Berisha u...