Dëshmitë në Hagë, a mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?

Dëshmitë në Hagë, a mund të ndryshojë narrativa për UÇK-në?

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte një organizatë pa strukturë të mirëfilltë dhe pa zinxhir komandues funksional me hierarki të plotë, kështu mund të përmblidhen deklarimet e disa prej dëshmitarëve kryesorë të mbrojtjes së Hashim Thaçit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilët u pyetën nëse UÇK-ja kishte hierarki vertikale dhe nëse në krye të saj qëndronte Thaçi. Narrativa se UÇK-ja ishte një forcë me strukturë të organizuar dhe me rol qendror në luftën e fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999, është dominuese në mesin e shqiptarëve prej më shumë se një çerek shekulli. Gëzim Selaci, profesor i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtjes së Thaçit kanë hapur dilemat dhe pikëpyetjet lidhur me të. “Ka mundësi...