Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tre të plagosur me thikë pas revoltës në kampin e Gjadrit, burime nga institucionet shqiptare: Ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian
Burime të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha pranë Prokurorisë dhe policisë lokale në zonën ku gjendet kampi i Gjadrit kanë reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë. “Shqipëria nuk është përfshirë në incidentin dhe revoltën e Gjadrit, ngjarja konsiderohet e ndodhur në territor italian”, kanë thënë burimet. Vetëm pak ditë pasi mbërritën në tokën shqiptare dhe u akomoduan në kampin e Gjadrit, emigrantët e sjellë nga Italia kanë shkaktuar tension. Siç raportojnë mediat fqinje, një pjesë e emigrantëve që po mbahen në Gjadër prej 11 prillit janë revoltuar, duke kryer edhe akte dhune. Sipas autoriteteve italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat ku po qëndrojnë, si dhe kanë shkatërruar një pjesë të pajisjeve brenda tyre. Tre prej emigrantëve kanë marrë lëndime...